Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot i dërgoj telegram urimi Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, me rastin e 240 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndër të tjera në urim thuhet:
“Shqiptarët e Kosovës, ju janë mirënjohës popullit amerikan e posaçërisht Presidentit Klinton dhe administratës së tij për ndihmën e ofruar gjatë luftës sonë çlirimtare me 1998-1999, luftë kjo e cila përfundojë me çlirimin e Kosovës dhe nisjen e rrugës për Shpalljen e Pavarësisë se Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008, pavarësi e cila e morri përkrahjen e popullit amerikan dhe të vetë Presidentit Bush dhe administratës së tij.”, thuhet ndër të tjera në urimin e Kryesisë se Lidhjes se Historianëve të Kosovës./KP