Aktuale

Historianët e Deçanit: Safete Hadergjonaj e Armend Zemaj, mos votoni copëtimin e Kosovës

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot i ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës, Safete Hadergjonaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në letrën e tyre, historianët kanë kërkuar nga to, mos votimin e demarkacionit, në senacën e 1 shtatorit.

Ja letra e plotë e tyre:

E nderuara deputete Hadergjonaj dhe deputet Zemaj,

Me qe ju nga baze e votës jeni nga Deçani, jeni nga brezi kufitarë me Malin e Zi, Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, ju bene thirrje të sinqertë që të mos e votoni këtë marrëveshje e cila është shumë e dëmshëm për Kosovën.

Ju e nderuara deputete Hadergjonaj, duhet të kujtoni jetën dhe veprën heroike të babagjyshit tuaj Beqë Meta, i cili është vrare me 1941 në mbrojtje të këtij kufiri. Andaj, ju tejkaloni bindjet politike që ju i takoni dhe mos e vetoni këtë marrëveshje. Me votën tuaj kundër do të mbroni gjakun e babagjyshit tuaj, i cili ka rene për këtë tokë.

Ju i nderuar deputet Zemaj, duhet të kujtoni gjakun e Lan Selimit, Beqë Metës, Beqë Kukalajt, e shumë e shumë të tjerëve nga zona e Deçanit që ranë në mbrojtje të kufirit. Mbi të gjitha ju duhet të kujtoni jetën dhe veprën e Mulla Musës se Strellcit, nga vendi që ju vini, i cili ju ka pri ushtrive shqiptarë në mbrojtjen e kufinjëve me Malin e Zi.

E nderuara deputete Hadergjonaj dhe deputet Zemaj,

Tejkaloni bindjet politike dhe vota e juaj të jetë kundër Marrëveshjes për Demarkacion. Me votën tuaj ju do të hyni në histori dhe do të mbeteni aty përgjithmonë.

Mbesim me shpresë që kjo letër e jona do të has në mirëkuptimin tuaj.

Ju jemi shumë mirënjohës.