Aktuale

Historianët e Deçanit: Kosova të dërgoj notë proteste në Francë për Haradinajn

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan thotë se me shqetësim të madh ka marrë lajmin për ndalimin e ish Komandantit të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tash lider i AAK-së nga ana e autoriteteve franceze.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se Ramush Haradinaj, është ndalur në mënyrë jo të rregullt ligjore kur dihet se shteti i Serbisë ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe shtetit francez të bie preh e dëshmive të pa baza duke u thirrur në flet arreste të Serbisë të cilat janë të pa vlefshme dhe bien në kundërshtim të plotë me të drejtën ligjore ndërkombëtare, këto veprime nga ana e franceze janë të pa pranueshme për ne dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

LHK “Ali Hadrii  i bënë thirrje Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, që të i dërgoi notë proteste Ministrisë se Jashtme të Republikës se Francës si shenjë e mos pajtimit me ndalimin e ish kryeministrit Haradinaj.

“Ne, i bëjmë thirrje autoriteteve franceze se ish Kryeministri Haradinaj ta lirojnë dhe i njëjti të vazhdoj punën  e tij”, thuhet në fund të reagimit të LHK “Ali Hadri” në Deçan./KosovaPress/