Aktuale

Hiqet sheshi “Adem Jashari” në veri të Mitrovicës

Banorët shqiptarë kanë filluar para pak çastesh largimin e sheshit “Adem Jashari”, në veri të Mitrovicës.

Ata me një pironar janë duke e hequr sheshin që në fakt është një vazo e betonit me një diametër prej 1.5 metra dhe që ndodhet në udhëkryqin kryesor në lagjen e boshnjakëve.

Ndryshe, ky shesh ishte vendosur në korrik të vitit 2014, nga vet banorët e këtushëm, në shenjë sensibilizimi për institucionet, kundër veprimit të sheshit “Car Lazar”, në veri të Mitrovicës./KosovaPress/