Aktuale

Hiqen gjobat për veturat e paregjistruara

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, për ndryshimin e tarifave për vazhdim të regjistrimit të automjeteve.

Vendimi i ri për caktimin e tarifave me nr. 394/2017, i marrë me datë 15 dhjetor, ndër të tjera, në pikën nr. 29 të tij shfuqizon vendimin nr. 328/2017 të datës 16.11.2016.

Duke pasur për synim ngritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve që qytetarët e Kosovës mund të bëjnë vazhdimin e regjistrimit të të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjoba.

Me këtë vendim, gjatë një afati të caktuar, qytetarët do të kenë mundësi që të mund të vazhdojnë regjistrimin e automjeteve për të cilat deri para këtij vendimi është dashur të paguajnë shuma të mëdha të taksave, pas skadimit te afatit 30 ditor për vazhdim të regjistrimit dhe mos kryerjes së çregjistrimit.