Rajon & Botë

Hillary Clinton: Trump është më i keq sesa mendoja

Hillary Clinton ka thënë se performanca e punës së presidentit Donald Trump i ka tejkaluar pritjet e saj – ama në një mënyrë të keqe.

“Ai është treguar më i keq se që mendoja se do të ishte”, ka thënë ajo dje në një intervistë për MSNBC, transmeton Express.

Clinton, ish-kandidate për presidente të SHBA-së, pohon se ka parë shumë dëshmi se Trump u ka bërë apele të qëllimshme supremacistëve të bardhë.

“Tash, unë nuk mund t’ia shoh zemrën. Nuk mund të them se çfarë ndien vërtet sepse mendoj se ai është shumë oportunist politik”, ka thënë ajo. /Express/