Rajon & Botë

Hillary Clinton: Donald Trump do të jetë presidenti ynë

Në adresimin e parë për qytetarët amerikanë pas humbjes së garës, ish kandidatja demokrate për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton i ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe të gjithë ata që kanë besuar për ta bërë ëndrrën amerikane realitet.

Hillary në fjalimin e shumë pritur nga qytetarët amerikanë, ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Bill Clinton dhe stafi i saj që e ndihmuan gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Clinton shprehu besimin se Donald Trump do të jetë president i mirë për vendin dhe se do të luftojë për të mirën e popullitm transmeton KosovaPress.

“Më vjen keq që nuk kemi fituar, megjithatë kaluam ditë të gjata të kampanjës bashkë, ditë që vazhdojnë të më mbushin me gëzim”, ka thënë Clinton dhe shtoi se humbja është e dhimbshme dhe do të mbetet për një kohë të gjatë e dhimbshme për te.

Ajo theksoi se duhet pranuar realitetinm se Donald Trump do të jetë presidenti ynë, ku sipas saj vendi tashmë ka një punë të madhe, duhet të luftojë për lirinë e shprehjes dhe për vlerat amerikane, ta mbrojnë vendin dhe planetin.

Ajo gjatë fjalimit tha se i falënderohet të gjithë stafit të saj, që i kanë qëndruar pranë për një vit e gjysmë.

“Këtë e bëmë për të gjithë, njerëz me ngjyrë, emigrantë, njerëz me aftësi të kufizuara”, tha Clinton dhe shtoi se është falënderuese për shtetin dhe ndjehet e bekuar që është amerikane.

“E dua vendin tim dhe do të vazhdoj ta dua, sepse ju e dini se unë besoj se ne jemi shumë më të fortë kur jemi bashkë. Të mos humbim shpresën, do të ketë edhe shumë mundësi tjera për të punuar dhe për të festuar me të gjithë juve”, tha Hillary Clinton./KosovaPress/