Aktuale

Hije dyshimi për vdekjen e nënkolonelit të ushtrisë së Maqedonisë (Foto)

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka vërtetuar se është gjetur vetura dhe trupi i pa jetë i nënkolonelit Robertino Çontev i cili humbi kontaktet me familjen që nga 24 korriku i këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çontev ka qenë nënkolonel i ushtrisë së Maqedonisë.

Vetura dhe trupi i tij janë gjetur në humnerë në qytetin e Katllanovës. Familjarët e nënkolonelit Çontev e kanë verifikuar lajmin se bëhet fjalë për të dhe se trupi i tij tani është duke u kontrolluar nga mjeku ligjorë dhe policia e Maqedonisë është duke pritur rezultatet.

Trupi i tij kishte lëndime të rënda nga aksidenti dhe mësohet se ai ka vdekur mënjëherë pas aksidentit./Telegrafi/

Robertino Çontev 1

Robertino Çontev