Aktuale

Hidhet nga hoteli në Athinë, shqiptarit i gjendet një çantë e mbushur me para

Një shqiptar mendohet se është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në Athinë, njoftojnë mediat greke.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një hotel në qender të Athinës në sheshin Omonia me protagonist nje shqiptar 42­vjecar.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte hyre mbrëme në hotel, por nuk ishte klient, nuk kishte marrë asnjë dhomë. Pavarësisht pyetjes se recepsionit ai mundi të ngjitej në katin e pestë dhe u hodh. Shqiptari, i cili nuk ishte qiramarrësi i hotelit, arriti në ndërtesën e vendosur në rrugën 7, Marika Kotopouli reth orës 22 në mbrëmje.

Pa thënë asgjë, pavarësisht nga pyetjet e vazhdueshme të stafit të hotelit, 42­vjeçari u ngjit në katin e 5 dhe u hodh. Ai u transportua me ambulance ne spital, nderkohe qe po vijojne e hetimet.

Thuhet se atij iu gjet një çante e mbushur me para, por pritet ende nje deklarate zyrtare nga policia.