Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes insiston se skuadra e tij është dashur vite më parë ta transferonte sulmuesin Timo Werner
Ylli i RB Leipzig, Timo Werner është një nga sulmuesit më të mirë në Gjerman, ku po tregon paraqitje shumë të mira.
Sipas trajnerit Jupp Heynckes, Bayern është dashur ta transferonte Wernerin vite më parë, kur ai luante në Stuttgart.
“Bayern është dashur të nënshkruante me Timo Werner vite më parë, kur ai ishte duke luajtur ende në Stuttgart. Ai do të kishte mëshuar shumë këtu”, tha Heynckes për Die Welt. /Express/