Industria dhe fansat e filmit në mbarë botën janë ndjerë të pikëlluar nga vdekja e aktores amerikane Carrie Fisher, e cila ndërroi jetë dje në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Ajo ishte e njohur për rolin e saj si Princesha Leia në serialin ‘Star Wars’.
“Ajo ishte princesha e madhe dhe e fuqishme”, tha krijuesi i ‘Stars Wars’ George Lucas.
“Ajo do të kujtohet nga të gjithë”, shtoi ai.
“Faleminderit Carrie Fisher për gjithçka që na keni dhënë,” ka shkruar në tëitter Akademia Amerikane e Arteve Filmike, transmeton KosovaPress.