‘Heroi i zemrës sime’ mban titullin projekti më i ri muzikor kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.
Shkodran Tolaj, këngëtari i cili tashmë e ka dëshmuar që është artist i përvjetoreve të mëdha ka sjellur këtë projekt muzikor pikërisht në ‘Festat e Marsit’ teksa po shënohet 20 vjetori i ‘Epopesë së UÇK-së’, shkruan lajmi.net
Duke dashur që figura e legjendarit të ngritet në piedestal, Tolaj ka vendosur që kënga ti takojë stilit të artit elitor-klasikes, e mbi këtë bazë muzikore edhe teksti i shkruar nga Ilir Shaqiri, orkestrimi nga Damir Imeri, orkestra e përbërë nga 50 instrumentistë I kanë dhënë ngjyrat institucionale kësaj vepre.
Ky projekt muzikor vjen i realizuar edhe me videoklip një pjesë e së cilit është xhiruar në Prekaz, pikërisht tek memoriali “Adem Jashari” ku artisti na paraqitet me rroba të trupave të mbrojtjes së Kosovës dhe dy flamujt, atij të Kosovës e Shqipërisë, simbole këto që tregojnë se shqiptarët janë të pandashëm. Ndërsa pjesa tjetër e xhirimeve është kryer në Shkup, në studion franceze, pranë TVM-së.
Shkodran Tolaj, projekt muzikor solli edhe më datë 17 Shkurt, në ditëlindjen e 10-të të Kosovës e këngë të tilla të kuruara deri në detaje ka nxjerr edhe dedikuar presidentit historik Ibrahim Rugova dhe dy këngë të fitores së Kërcovës./Lajmi.net/