15 studentë të cilët paraqiteshin me shenja të qarta helmimi janë nisur me urgjencë gjatë orëve të natës te Infektivi në QSUT.
“Rreth orës 01:04, në pavionin e Infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 studentë të toksikuar”. Pas mjekimit të marrë, të helmuarit janë larguar për në banesë rreth orës 04:52, shkruan shekulli.
Veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës. Ndërkaq, veprimet e mëtejshme proceduriale do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.