Kuriozitete

Helmi i merimangës vdekjeprurëse shpëton jetë

Helmi i merimangës australiane, njëra nga merimangat më vdekjeprurëse në botë, mund të përdoret për shërimin e çrregullimit të sistemit nervor, që ka të bëjë me dhimbjen, epilepsinë, sulmin në tru, thonë shkencëtarët australianë, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët nga Instituti për bioshkencë molekulare të Universitetit Kuinslend kanë zbuluar se helmi i merimangës është më veprues se sa barnat që prodhon njeriu për shërimin e çrregullimeve të sistemit nervor.

“Helmi i merimangës përmban mbi 10 milionë peptidë të ndryshëm bioaktivë. Peptidët bioaktivë janë proteina që mund të kenë efekt pozitiv ndaj funksioneve të masës.