Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i LDK-së Lutfti Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke folur edhe për takimin që ka pasur ditë me parë me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Ai ka treguar se më nuk janë takuar me anëtarë të Vetëvendosjes.
“Ne takimin me Kurtin, jemi marrë vesh në parim për punën dhe formatin e punës, jemi dakorduar që ekipet tona të punojnë për afrimet e politikave tona. Me AKR*në dhe Alternativën i këna përafruar programet”, ka thënë Haziri në “Infobox”.
Ndërsa, për çështje më madhore të vendit ai ka thënë se do të diskutohen me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën. “Me Mustafën do të punojmë me zgjedhjen e problemeve sistemore me të mëdha si Demarkacioni”, është shprehur Haziri.
Haziri po ashtu ka folur edhe për kërkesën e tyre ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne kërkojmë një qartësi për këto 72 dosje që i ka dërguar Vetëvendosje në prokurori”, tha Haziri./arbresh.info/