Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se kanë punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar një kapitull të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK-së dhe LVV-së.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth koaliconit të LDK-së me VV-në.
Përmes rrjetit të tij sociale “Facebook” ka thënë koaliconi po ndërtohet me mirëbesi dhe duhet të ketë durim.
“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Një ditë më parë, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka theksuar se me LDK-në kanë arritur marrëveshje për formatin e Qeverisë, por negociatat kanë ngecur te pozita e Presidentit, të cilën LDK e ka vendosur si kushtëzim dhe sipas Konjufcës LVV nuk pranon kushtëzime për Presidentin.