Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mohuar fajësinë për veprën që akuzohet nga Prokuroria, konkretisht keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas Prokurorisë, Haziri, pas formimit të një komisioni, ka marrë vendim që të bëjë një aneks kontratë me një kompani, dhe me këtë, pretendon ajo, është dëmtuar për 168 000 mijë euro buxheti i komunës së Gjilanit.
Haziri ka thënë në Rubikon të KTV’së se denoncimi është politik. “Denoncimi është politik dhe PDK si degë është në opozitë dhe zëshëm e ka proklamuar këtë “ngjarje” edhe pse këtë gjendje që e kam gjet unë në Gjilan, parkingu ka qenë i dhënë në kohë të përkohshme”, ka thënë Haziri.
Sipas Hazirit, gjëja e vetme që ai ka bërë është se ka ndalur një veprim jo ligjor i cili ka zgjatur gjashtë vite.
“Pronat në shfrytëzim jepen përmes ankandit dhe nuk ka formë tjetër. Unë e kam ndal një veprim jo ligjor gjashtëvjecar dhe shfrytëzim që është dhënë i përkohshëm edhe atë kohë dhe operatori që përmes ankandit në konkurrencë të hapur ka dal më i shtrenjti në këtë rast”, përfundoi ai.