Aktuale

Haziri kritikon Thaçin: Të hiqen agjendat e fshehta në bisedimet me Serbinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka goditur Presidentin Thaçi për dyshimet se ka agjenda të fshehta në dialogun Kosovë – Serbi, sa i përket ndarjes së territorit të Kosovës. Zyrtari i lartë i partisë së Mustafës, shtoi se duhen larguar të gjitha dyshimet për prezencën e këtyre agjendave të fshehura.

“Duhet të largohet dyshimi i agjendave të fshehura në proces. Problemi i popullit të Kosovës vazhdon me vuajt nga konspiracioni se Bashkimi Evropian ka agjendë të fshehur në këto bisedime, në veçanti Unioni Evropian”.

Haziri tha se duhet të largohet ky dyshim, sepse mandej i atribuohet presidentit e pastaj edhe Haradinajt, se ka agjenda të fshehta.

Haziri tha se problemi i Kosovës dhe Serbisë është territorial dhe meqenëse nuk është arritur me forma tjera të zgjidhet problemi i territorit tashmë Serbia po tenton me forma tjera ta zgjidhë problemin me Kosovën. /Express