Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, në akademinë përkujtimore, e cila është mbajtur sot në Genevë të Zvicrës, nën përkujdesjen e ish ambasadorit Naim Malaj.
“Unë jam krenar që e kam njohur dhe kam bashkëpunuar me këtë veprimtar për më shumë se dy dekada. Ai nuk është frikuar dhe nuk është ndalur asnjëherë në rezistencën e tij për liri, pavarësi e bashkim. Iliri, rrugën e tij të shkurtër e ka bërë të bujshme në ecjen e madhe të ngadalshme, por gjithmonë i buzëqeshur në rezistencën për liri, pavarësi dhe për shtet të përbashkët. Ai nuk është frikuar dhe nuk është ndalur asnjëherë”, ka thënë kryetari Haziri, njofton Zyra e kryetarit Haziri.
Haziri ka kujtuar faktin se ka qenë veprimtari Mustafa, i cili e ka bindur kryetarin e Komunës së Milhouse që në vitin 1996 të nënshkruajë partneritet me Komunën paralele të Gjilanit.
“Iliri ka qenë në gjendje t’i bëjë mbi 1 mijë kilometra në ditë për një takim 10 minutësh në Francë, Gjermani dhe nëpër Evropë, vetëm për t’i njoftuar dhe sensibilizuar për çështjen e Kosovës. Ai është është njeriu i parë që ka bindur kryetarin e Komunës së Milhouse që në vitin 1996 të nënshkruaj partneritet me Komunën paralele të Gjilanit dhe ky parneritet është formalizuar në vitin 2001. Përveç tjerash, Iliri ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Europës”, është shprehur kryetari Haziri.
“Edhe sot është aktiv partneriteti me arsimtarët e gjuhës frënge mes Gjilanit dhe Komunës Lutterbach në regjionin e Strasburgut dhe me Komunën Milhouese. Shumë student janë shkolluar në Strasburg, e shumë u shëruan. Mbi të gjitha, Iliri e vulosi emrin e tij në historinë e Kosovës me punën e tij. Lavdi, miku im. Kujtimet për ty nuk do të shuhen”, ka shtuar Haziri.
Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë edhe Terry Lambroz, kryetar i Verrnjerit dhe komunave të Genevës, sikur edhe Paskal Iber e Marin Vogl nga Komuna e Lutterbach. Përveç tyre, në akademi prezantuan edhe familja Mustafa, konsulli Ramadan Avdiu, Jan iv Carlen, Stev Duchen nga shoqata Kosova-Ansambël, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij.
Ndryshe, veprimtari i çështjes kombëtare në mërgim, Ilri Mustafa, ka ndërruar jetë më 4 prill 2017.