ShowBiz

‘Hazall’ infektohet me COVID-19

Aktorja e njohur turke ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Aktorja e nohur turke, Alina Boz, e cila tek shqiptarët u bë e njohur me rolin e “Hazall” në serialin “Paramparça”, ka rezultuar pozitive me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, ku njoftoi 2.9 milionë ndjekësit e saj dhe është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Boz tha se është infektuar me COVID-19 derisa ishte në xhirime të një filmi të ri, por sqaron se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Gjate kontrolleve rutinë në set, kam rezultuar pozitive me COVID-19. Shëndeti im i përgjithshëm është i mirë dhe trajtimin jam duke e vazhduar në shtëpi. Ju faleminderit shumë për urimet tuaja”, ka shkruar ajo. 

the authorGazetaKNN