Aktuale

Haxhiu: Të gjithë kemi merita, por më së shumti Albin Kurti

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka falënderuar për kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin, Visar Ymeri, dhe të gjithë ata që sipas saj kanë pasur mospajtime.

Tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan VV-në në nivel lokal por edhe qendror.“Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asamble komunale.

Me ish kryetarin, Visar Ymeri, dhe të gjithë të tjerët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Vetëvendosjen”, tha ajo.Por sipas Haxhiut, meritën më të madhe e ka njeriu më i votuar në Kosovë, Albin Kurti.“Aktivisti që ka fituar zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të lartë intelektual dhe me gjuhë popullore”, theksoi Haxhiu.