Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka hedhur akuza të rënda kah Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haxhiu ka shkruar në facebook se LDK-ja ka dy kryetarë komunash që janë të akuzuar për korrupsion.Sipas deputetes së VV-së, partia e Isa Mustafës është vetëm fjalë.
“Seancën e djeshme, LDK e nisi me kërkesën që ata ministra që kanë aktakuza për korrupsion, të shkarkohen! Shumë mirë! Pasdite, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Haki Rugovës. LDK ka dy kryetarë komunash që kanë aktakuza për korrupsion, madje edhe deputetë! Dosjet e korrupsionit gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtinë, janë dëshmi e madhe se kundërkorrupsioni i LDK-së është veq fjalë!”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
Madje ajo thotë se LDK-ja nuk ka dallim nga PDK-ja e AAK-ja.Thotë se e shfrytëzon pushtetin për pasurim të vetes dhe të familjarëve.“Këto aktakuzat për korrupsion, ndaj zyrtarëve të PDK, LDK, AAK etj dëshmojnë që këto parti nuk dallojnë fare nga tjetra! Shfrytëzimi i pushtetit për pasurim të vetes e familjarëve të tyre, është prioritet i tyre. Andaj këta nuk e luftojnë korrupsionin!”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosjes.Ndryshe dje u ngrit aktakuzë për Haki Rugovën, kryetarin e Istogut i cili dyshohet për konflikt interesi. /Lajmi.net/