Aktuale

Haxhiu: PDK e LDK s’e kanë pushtetin me tapi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka komentuar për sondazhet e fundit për fuqinë e subjekteve politike, duke thënë se sondazhet më të mira janë takimet e drejtpërdrejta me qytetarët, për çka ajo tha se janë duke i bërë çdo ditë me kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë me tapi pushtetin, dhe vetëdija e qytetarëve po ndryshon, ka thënë Haxhiu në “Rubikon” të KTV’së.

“Takimet e drejtpërdrejta me qytetarin janë sondazhet e vërteta. Nuk mund të themi se dy partitë që janë në pushtet e kanë me tapi pushtetin. Vetëdija e qytetarëve po ndryshon dhe nuk do të jetë më, nuk mund të themi më se mund t’i bartim qytetarët nga subjekti në subjekt”, ka thënë Haxhiu.