Koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar moti votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kështu ka thënë deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Ai ka paralajmëruar se qeveria e koalicionit PAN do të formohet shumë shpejt.
“Sigurimi i numrave është bërë shumë kohë më parë. Kjo është një çështje e ditur”, ka thënë Haxhiu për Tribuna Channel.
“Unë mund t’ju them që vendi ynë shumë shpejt do ta ketë qeverinë e re, që do të formohet në kohën më të shkurtër të mundshme, dhe se këtë qeveri do ta krijojë koalicioni PAN”, ka theksuar Haxhiu.





















