Aktuale

Haxhiu: Munguan në seancë, ende nuk i kanë përfunduar pazaret

Deputetja Albulena Haxhiu ka akuzuar PAN, AKR-ja dhe lista serbe, duke thënë se po bëjnë pazare me postet e kabinetit kryesor.

Haxhiu tha se PAN, AKR-ja dhe lista serbe ende nuk kanë arritur t’i përfundojnë pazaret e tyre.

“Ata po bëjnë pazare me këtë vend, ata po bëjnë pazare me postet e kabinetit kryesor dhe janë përgjegjësit kryesor për vonesën e konstituimit të institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Sipas saj, janë bërë gati tre muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet dhe sot ishte përpjekja e 7 që të konstituiohet Kuvendi, edhe përkundër faktit që PAN e kërkoi këtë seancë.

Ajo shtoi se këtyre njerëzve duhet t’iu vije fundi politik.