Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se nuk do të ketë nënshtrim të deputetëve karshi Marrëveshjes së Demarkacionit. Haxhiu, me anë të një postimi ka shkruar se do të bëhet çmos që kjo marrëveshje të mos kaloj, njofton Gazeta NewBorn.
Haxhiu, ka thënë se liberalizimi i vizave do të bëhet atëher kur qeveria aktuale të largohet dhe jo duke falur territor.
Ja reagimi i saj:
Gjatë këtyre ditëve janë shtuar zërat se demarkacioni do të procedohet gjatë muajit mars në Kuvend, poashtu janë shtuar edhe presionet mbi deputetët që tashmë janë rreshtuar kundër faljes së territorit!
Duke marrë parasysh përvojat e hidhura me deputetët (shitja e votes), neve na mbetet të jemi konsistent dhe të bëjmë çmos që ajo marrëveshje mos të kalojë. Nëse Qeveria përnjëmend e ka në plan ringjalljen e një marrëveshje të vdekur, duhet ta ketë të qartë se tensionet do të shtohen dhe për këtë do të mbahet përgjegjëse!
Liberalizimi i vizave bëhet vetëm atëherë kur e heqim këtë Qeveri nënshtruese dhe të korruptuar dhe JO duke falur territor!