Aktuale

Haxhiu kërkon dorëheqjen e ministrit Rrahmani

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Kjo për shkak se sipas Haxhiut, ministri Rrahmani ka dështuar që të implementojë sigurimet shëndetësore.

“Hapi i parë që të implementohen sigurimet shëndetësore, është implementimi i SISH-it, pastaj funksionalizimi i AFSH-së. Ministri nuk ka arritur t’a funksionaliziojë për tri vite. Bartja e përgjegjësisë së ministrit është dorëheqja”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se janë qytetarët e Prishtinës dhe komunave të tjera në këtë rajon që po bartin pasojat e mos impmentimit të sigurimeve shëndetësore. /KosovaPress/