Aktuale

Haxhiu: Halli i PDK-së për demarkacionin me Malin e Zi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se PDK ende pa e parë mirë raportin e Komisionit po bëjnë thirrje që të votohet marrëveshja aktuale që i falë mbi 8200 ha, Malit tē Zi.

Sipas saj, PDK nuk e kanë hallin tek raporti, vizat apo tek territori por halli i tyre i vërtetë është nënshkrimi që Hashim Thaçi ka vënë mbi një marrëveshje me anë të së cilës falet territori ynë.

“Kodi penal e specifikon më së miri që falja e territorit është tradhëti ndaj vendit”, ka shkruar ajo në facebook./KosovaPress/