Aktuale

Haxhiu: Gjykata Speciale ka si qëllim kriminalizimin e luftës çlirimtare

Deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që për ata që votuan Gjykatën Speciale t’u ndalohet me ligj e folura për vlerat e UÇK-së. Sipas saj, Gjykata Speciale ka si qëllim kriminalizimin e luftës çlirimtare, shkruan Gazeta Express.

“Atyre, të cilët me veprimet kriminale të pasluftës tentuan të njollosin luftën e UÇK-së dhe me vetëdije e votuan Gjykatën Speciale, e cila ka për qëllim kriminalizimin e luftës çlirimtare, duhet që me ligj të ju ndalojmë që të flasin për vlerat e UÇK-së. Ju jeni turpi i këtij vendi!”, ka thënë ajo.