Deputeti i LDK-së Armend Zemaj dhe ajo e PDK-së Selvie Halimi nuk janë pajtuar me deklaratën e koleges së tyre Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.
Haxhiu në cilësinë e kryetares së komisionit për Legjislacion ka folur për mënyrën e siq e ka cilësuar ajo “vrasjen e Astrit Deharit”.
Komisioni për Legjislacion është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve që të ftohet për raportim kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha dhe ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.
Gjatë debatit pati mospajtime mes Haxhiut dhe Zemajt ndërsa ky i fundit tha se “vet e keni shtyrë me u vra njeriu e tash kërkoni drejtësi”, duke dalë nga mbledhja./KosovaPress/