Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se për çdo përshkallëzim, përgjegjësinë duhet ta merr Qeveria e Kosovës, e cila sipas saj, nuk po i merr parasysh vërejtjet e opozitës.
“Në qoftë se qeveria tenton që të riprocedojë marrëveshjen e njëjtë që është një mashtrim i radhës, atëherë ne do t’i përgjigjemi me konsistencë, kundërshtim, sikurse edhe në seancat e kaluara. Natyrisht që kjo do të prodhojë tensione në vend, por për këtë do të mbahet përgjegjëse qeveria e Mustafës”, ka thënë Haxhiu./rel/