Ka nisur prezantimi i udhëzuesit të Kosovës, për familjet e të zhdukurve, Institucionet, proceset dhe të drejtat e familjeve.
Me këtë rast, shefi i seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimeve në BE, Tomas Gnocchi, tha se duhet punë e përbashkët në mes anëtareve të familjeve, institucioneve të qeverisë dhe shoqërisë civile për të pasur rezultate në këtë drejtim.
Sipas tij, procesi i lokalizimi të personave të zhdukur kërkon një gatishmëri te madhe nga institucionet për të zbuluar fatet e tyre, në mënyrë që të identifikohen edhe kryerësit e atyre veprave.
Ai është zotuar se pavarësisht që nuk mund ta zvogëlojmë dhimbjen për personat e zhdukur, do bëjmë përpjekje për ti zbardhur këto raste.
E Sokol Havolli, përfaqësues i zyrës së kryeministrit të Kosovës, tha se e drejta për të ditur fatin e familjarëve apo personave të zhdukur është e drejtë themelore e çdo njeriu.
Ai tha se qeveria e Kosovës ka qenë e angazhuar vazhdimisht që të dihet fati i personave të zhdukur dhe tani është në gjendje të bëjë çdo gjë të mundur për identifikimin e tyre.
Ai tha se ky udhëzues do ta lehtësoj qasjen e familjarëve drejt kësaj çështje.
“Infrastruktura ligjore është mjaft e mirë por duhet angazhim në bashkëpunim. Ne do vazhdojmë me përkrahje dhe jemi në gjendje për të marrë kritika apo sugjerime për të na e lehtësuar punën./