Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për mos pastrimin e rrugës “Ali Pasha”.
Havolli thotë se kjo rrugë kutërbon, ka gropa të rrezikshme dhe bëhen parkime ilegale, ndërsa askush nuk merre mundimin të kryej punë.
“Nëse doni me ditë kualitetin e qeverisjes në Prishtinë, vizitoni rrugën Ali Pashë Tepelena. Kjo rrugë kutërbon, ka gropa me diametër deri në 1 metër, e me thellësi 15cm. Asnjëherë dy makina nuk kalojnë njëkohësisht në rrugë, sepse asnjë masë për ndalim të parkimit ilegal nuk merret. Turp për Komunën, turp për kryetarin e komunës”, ka shkruar ai në Facebook.
Fotografitë janë bërë nga Havolli: