Aktuale

Havolli: Kosova do të përfitojë miliona euro nga Kodi Telefonik

Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se pas implementimit të marrëveshjes për Kodin Telefonik, Kosova do të përfitojë miliona euro.

“Kemi diçka prej kodeve telefonike! Përveç se +383 është element i rëndësishëm i sovranitetit, Kosova do të ketë dhjetëra miliona euro përfitime çdo vit nga kodi telefonik! Urime”, ka shkruar Havolli në Facebook.

Kosova sipas Qeverisë së Kosovës, tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj që është 383, i cili do të alokohet nga ITU.

ITU do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016./KosovaPress/