Kanë përfunduar edhe numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe votat e personave me nevoja të veçantë për komunën e Prizrenit, ku më së shumti vota mori kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, por megjithatë nuk arriti të fitojë zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Ai në numërimin e votave me kusht, votave me postë dhe votat e personave me nevoja të veçantë ka marrë 452 vota, ndërsa, kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka ka marrë 384 vota, megjithatë votat e zgjedhjeve të 19 nëntorit e bëjnë fitues Haskukën e Vetëvendosjes, pasi Totajt iu duheshin mbi 322 vota për ta përmbysur rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 19 nëntorit./KosovaPress/