Aktuale

Haskuka “godet” Shpend Ahmetin, ja çka thotë për dorëheqjen e tij nga partia

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dorëheqjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka cilësuar si jo sinqeritet politik, transmeton Gazeta KNN.

Ai një ligjëratë para studentëve në Kolegjin AAB, nuk ia përmendi emrin kryetarit Ahmeti, por e komentoi veprimin e tij.

“Sinqeriteti politik duhet me qenë, ajo për të cilën të gjithë duam të luftojmë. […] Unë mendoj se edhe kjo çështja që ti zgjedhesh me një parti, pastaj në momentin që je në pozitë dorëhiqesh nga po ajo parti, i përket jo sinqeritetit politik dhe nuk je aspak e sinqertë, as ndaj votuesve tuaj, e as ndaj votuesve të cilët kanë votuar një platformë politike”, tha Haskuka.

Ai tha se Kosova është ngopur me politikanë të cilët thonë diçka gjatë fushatave elektorale dhe pastaj në momentin që zgjedhen, veprojnë ndryshe. /Gazeta KNN

Për më shumë, shikojeni videon e më poshtme: