Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar zgjedhjen e Donald Trump në krye të SHBA-ve.
Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka theksuar se do të vazhdoj përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, transmeton Gazeta Blic.
Telegrami i plotë i urimit:
Në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës i uroj presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe mandat të suksesshëm në realizimin e prioriteteve të popullit amerikan.
Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global.
Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH