Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Barcelonë, ku kanë mbetur 13 persona të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur, raporton Gazeta Blic.
“Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë”, ka shhkruar Thaçi në Facebook.
Ja postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:
Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.
Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.
Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm. HTH