Aktuale

Hashim Thaçi reagon pasi që Kurti nuk i shkoi sot në zyrë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk shkoi për mandatim sot në zyrën e tij.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se një ftesë e re do t’i dërgohet sërish Kurtit, si dhe ka kërkuar  që të mos vonohet formimi i qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ai nuk është paraqitur në zyrën time siç pritej. Sidoqoftë, një ftesë e re do t’i dërgohet sërish. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

the authorGazetaKNN