Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Ameirkës, Bill Clinton për ditëlindjen e 73-të.
Thaçi në urimin e tij për Clinton ka thënë se përjetësisht ai do të mbetët në kujtesën dhe historinë botërore për kontributin e dhënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
“Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton sot feston 73 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë i urojmë shëndet njeriut, i cili përjetësisht do të mbetet në kujtesën dhe historinë botërore për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.