Viti 2016 konsiderohet si një ndër vitet më të rëndësishme dhe më të papërshtatshme në Kuvendin e Kosovës.
Viti 2016 konsiderohet si një ndër vitet më të rëndësishme dhe më të papërshtatshme në Kuvendin e Kosovës.
E rëndësishme është që janë bërë disa përpjekje për dalje nga kjo gjendje, në të gjitha fushat e politikës, edhe në fushën e arsimit. Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani.
Hasani ka folur për vlerësimin ndërkombëtar PISA, rezultatet e të cilit ka thënë se e kanë shokuar gjithë shtetin.
Ai ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj periudhe janë bërë eksperimente në kurrikula, me Bolonjën, me programe të studimeve master, të doktoratës etj.
“Testi PISA duhet të nai qelë sytë, duhet të na ofroj dhe të na tregoj se ky sistem i arsimit, kjo gjendje e arsimit nuk është e mundshme të vazhdohet më. Për 15 apo 16 vjet në Kosovë pas luftës kemi bërë eksperimente me kurrikula, kemi bërë eksperimente me Bolonjën, 3 vjet, 4 vjet, jo ky fakultet, jo ai fakultet. Kemi bërë eksperimente me mastera, kemi bërë eksperimente me doktorata, kemi bërë eksperimente me pranime akademike, kemi bërë eksperimente me numër të studentëve, kemi bërë eksperimente me rritje të universiteteve, kemi bërë eksperimente me hapjen e universiteteve ose kolegjeve private. E vetmja Kosova me 2 milionë thuaja banorë nëse e marrim përqindjen e dëshiruar dhe përqindjen e statistikave për 1 milion e 600 mijë ose 800 mijë, kemi diku rreth 36 kolegje dhe universitete… ndërsa cilësinë e kemi më të ultën në gjithë rajonin, këtë na e ka dëshmuar testi P ISA”, ka deklaruar Hasani.
Hasani tha se edhe rezultatet e testit të Maturës kanë qenë imponime dhe sa për t’ia bërë qejfin vetes se cila komunë po tregohet më e suksesshme se tjetra.
Por, për të dalë nga kjo gjendje, Hasani është shprehur se kriter kryesor duhet të jetë mos ndryshimi i ligjeve për një periudhë 15-20 vjeçare e jo sipas qejfeve të dikujt.
“Ne e bëjmë ndryshimin e ligjit për mos me mujt me ndryshu sepse nuk mund ta ndryshojmë sepse X partia ose X familjari është personi aty dhe nuk mund ta ndryshojmë, ose duhet ta bëjmë ligjin për shkak të ministrit, ose duhet ta bëjmë ligjin për shkak të zv.ministrit, ose duhet t’ia hapim një vend të punës zv.ministrit ku MASHT i ka katër zëvendësministra dhe kjo tregon se secila parti e ka qu nga një njeri ta kontrolloj, ta mbikëqyr dhe kjo tregon jo seriozitetin, jo gatishmërinë, jo fuqinë, jo vullnetin për me ndryshu por kemi një vullnet për me e shti MASHT-in në mbikëqyrje të partive, a më ka ardhë i imi, nuk më ka ardhë i imi, ka kaluar i kësaj partie, nuk ka kaluar i kësaj partie dhe të gjitha këto e kanë bërë një gjendje për të cilën sot e kemi rezultatin PISA….. dhe ligjet nuk duhet të ndryshohen me një afat kohor. Nëse duhet të kem një afat cilësor, ligjet ët paktà «n duhet ta kenë një 20 vjeçar që nuk duhet të ndryshojnë, të prodhohet një gjeneratë e cila do të jetë e plotë me qatë program përveç përjashtimeve teknologjike që është hapësirë që mund të ndryshoj tërë kohën”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, Hasani është shprehur se përgjegjës për këtë gjendje është Ministria e Arsimit dhe ministri Arsim Bajrami.
E po ashtu sipas tij përgjegjës për këtë gjendje janë të gjithë ministrat e Arsimit duke filluar nga Rexhep Osmani, Agim Veliu, Enver Hoxhaj, Ramë Buja dhe Arsim Bajrami.
Ndërsa, ai është shprehur se Arsim Bajrami është përgjegjësi më i madh për shkak se është në pozitë në kohën kur janë publikuar rezultatet derisa ka shtuar se ngecjet e mëparshme nuk i ka adresuar me kohë.
Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, ka folur edhe për pakënaqësitë e tij me botimin e librave nga MASHT-i të cilat shpërndahen falas çdo vit për nxënësit e shkollimit fillor.
Hasani është shprehur se vendimin për dhurimin e librave falas që nga viti 2008-2009 e kanë pritur mirë të gjithë pa dallim pasi që ka qenë gjetur me të cilin i është ndihmuar të gjitha familjeve pa dallim.
Megjithatë, Hasani është shprehur se problemet kanë dalë më vonë me kthimin e librit, cilësinë e dobët të tij etj.
“Problemet kanë lind ose kanë dalë me numrin e madh të librave të botimeve, vonesat për botim të librit mungesa e kthimit të librit se nuk është bërë një plan i mirë aty, nuk mund ta akuzosh një fëmijë i cili është prej klasës së 1 deri ën të 5-ës që ai ta kthej librin në formën që e ka marrë, nëse duhet ta kthej librin qysh e ka marrë atëherë nuk e lexon librat kanë qenë edhe të shtypura me tekst të dobët, letër e dobët, ngjitje e dobët, botim i dobët dhe kështu që edhe ato janë shqyer, tani prindi është detyruar me shku me ble një libër, me gjetë një libër për me mujt me dorëzua dhe këtu ka pas probleme të ndryshme. mendoj që ka pas te tekstet dhe botimet dy botime, Libri Shkollor dhe Dukagjini, dhe këtu ka pas jo harmoni të teksteve”, është shprehur Hasani.
Ai ka deklaruar se keqpërdorimet tjera me këtë rast janë tek vonesat e shtypit, shumat e mëdha të të hollave të paguara për një gjë të tillë si dhe dyshimet për korrupsion tek dhënia e kontratës për botim të dy shtëpive botuese “Libri Shkollor” dhe “Dukagjini” pa ofertë.
Por, të drejtën e kontrollimit të botimit të librit dhe ligjin për botimin e librit Hasani ka thënë se do ta marrin nga viti i ardhshëm dhe se do t’i verifikojnë të gjitha këto dyshime për keqpërdorim.
Hasani ka folur edhe për Ligjin për Arsimin e Lartë i cili është proceduar për miratim në Kuvend para gati një viti dhe ende nuk ka kaluar në rend të ditës.
Hasani ka thënë se ky ligj ka ngecur për çështje politike pasi ka deklaruar se me rishikimin e Ligjit Universiteti i Veriut të Mitrovicës do të njihet si Universiteti i Serbëve të Mitrovicës, duke bërë ndarje etnike të tij.
“Sa ka vërejtje brenda ligjit, ka shumë vërejtje, ligji është edhe politik sepse është shti një kapitull për Universitetin e dytë publik në Mitrovicë të serbëve, do të thotë është bërë edhe një universitet etnik. Këndej themi Kosova është multietnike, e gjithë qytetarëve e gjithë komuniteteve e ndej e themi universiteti i veriut të Mitrovicës serb. Nëse e themi kështu atëherë këto universitetet tjera të kujt janë, duhet të krijojmë për secilin universitete”, ka theksuar Hasani.
Nait Hasani ka folur edhe për rishikimin e teksteve mësimore për çka ka thënë se ka ende pjesë të teksteve të cilat nuk duhet të jenë prezentë dhe të mësojnë fëmijët me to, mirëpo ka shtuar se nga viti i ardhshëm do të rishikohen edhe një herë tekstet mësimore dhe ka thënë se do të ishte mundësia e marrjes së vërejtjeve nga të gjithë qytetarët që kanë ndonjë vërejtje në këtë drejtim në mënyrë që të shmangen të gjitha vërejtjet dhe gabimet që janë në to./KosovaPress/