Aktuale

Hasani-Peleshi zotohen për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi dhe miniatri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Hasani në takimin me ministrin e Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi kanë diskutuar për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Të dy ministrat u zotuan se do të jetësohen këto lehtësime dhe do të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët, pasi ka pasur ngecje në implementimin e tyre.

Po ashtu në këtë takim ministrat u pajtuan për hartimin e memorandumeve tjera në favor të dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite të ministrit Hasani, temë diskutimi ka qenë edhe koordinimi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji./kp