Aktuale

Hasani-Kapitanoviq diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Maria Kapitanoviq, të cilën e ka njoftuar lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe me prioritetet e kësaj ministrie.

Në vazhdën e këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë se së shpejti do të organizojë një konferencë me po këtë qëllim, njohjen dhe informacionet e duhura për investitorët kroatë dhe vendorë.