Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot priti në takim njoftues ministrin e Administratsë Publike, Mahir Jagxhilar, me të cilin bisedoi për mundësitë kooperuese ndërinstitucionale në fuqizimin e politikave qeveritare me interes të përgjithshëm.
Ministri Hasani e njoftoi ministrin Jagxhilar me fushëveprimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen në avancimin e projekteve me interes për ekonominë e vendit.
Po ashtu, fokus i takimit ishte forcimi i institucioneve dhe ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të mundësuar në vazhdimësi implementimin projekteve.
Bashkëpunimi dhe koordinimi mekanizmave institucioanlë do të jetë pikë e vazhdueshme e dikastereve qeveritare, ishte konkluzion i të dy ministrave.