Rajon & Botë

Harvey thyen rekordin amerikan me reshje shiu

Stuhia tropikale Harvey theu rekordin e reshjeve të shiut në pjesën kontinentale të SHBA-ve, në Pearland, Teksas, me 1250 milimetra shi, tha sot Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit (NWS).

”Kjo sasi shiu ra për 58 orë, që nga e premtja, kur Harvey preku tokën si uragan i kategorisë IV”, tha NWS-ja.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani, kanë mbërri në Teksas për të takuar përfaqësuesit e organizatave bamirëse dhe për të qenë i pranishëm në operacionet e emergjencës.

Rekordi i mëparshëm ishte 1220 milimetra shi në uragani ”Amelia” që goditi në korrik të 1978-ës sërish Teksasin.