Shëndetësi

Harrojeni pastën për zbardhimin e dhëmbëve, sekreti qëndron te portokalli

Arritën muajt e ftohtë të dimrit, dhe me ta edhe portokalli i lëngshëm. Përveç faktit që janë plotë me vitamina C, prandaj edhe ideal për imunitet të fortë, portokalli eshtë aleat i madh i bukurisë. Më interesante nga të gjitha është se krejt çka ju duhet për bukurinë është lëvorja e tyre.

Nëse ju dëshironi të keni dhëmbë të bardhë që shkëlqejnë, pa shkuar te dentisti, e gjitha që ju duhet të bëni është të fshini dhëmbët me lëvoren e portokalli në të gjitha anët. Rezultatet mund të shihen menjëherë.

Lëvorja e portokallit është gjithashtu një balsam për lëkurën problematike. Thjesht fërkojeni fytyrën tuaj me të dhe antioksidantët nga lëvorja do të bëjnë një punë të shkëlqyer./Express/