Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore që ka zhvilluar ost në Klinë, ka thënë se “nuk ka më veç me u ankuar, Kosova do të ecë përpara”.
Haradinaj ka theksuar se Klina është njëra prej shumë komunave që meriton përkrahjen e vërtetë të shtetit.
“Ndjehem keq që asnjë qeveri, deri më sot, nuk e ka bërë të duhurën për këtë vend që, njëkohësisht, lidh dy prej regjioneve më të rëndësishme të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën.
Nuk mund të rrijmë duarkryq e të mbesim vetëm duke u ankuar. Do të marrim vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë. Kosova do të ecë vetëm përpara! Pasuritë e kësaj toke do t’i kthejmë në zhvillim ekonomik dhe punësim.
Me 11 qershor, vendosni për tu bashkuar për shtetin, zhvillimin, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, ka theksuar Haradinaj.





















