Aktuale

Haraqija: Ja kush e pengoi shpalljen e Pavarësisë në vitin 2005 (Video)

Astrit Haraqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar për herë të parë se “kush e ka ndalë shpalljen e pavarësisë në vitin 2005”.

Haraqija ka folur edhe për liderin historik të LDK’së, Ibrahim Rugovën, duke treguar të vërtetën edhe rreth atentatit te tij dhe ardhjes së Javier Solanes në atë kohë.

Ai ka thënë në televizionin Rrokum se siç ka ndodhë në Kroaci para 20 vjetësh, ashtu ka ndodhur edhe në Kosovë për Gjykatën Speciale.

Ai ka mohuar se LDK’ja ka bërë dosje për shqiptaret, duke shtuar se tash e tutje do të shihet se kush ka bërë dosje në Kosovë.