Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinj nga Franca ku gjendet që nga 4 janari, e ka uruar Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke thënë se është i bindur që SHBA-të do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump.
Urimi i Haradinajt:
Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime Popullit Amerikan! Falënderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet! Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump!
Unë me zemer sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet. Urime Amerikë!
RH