Aktuale

Haradinaj: Zgjedhjet ndryshojnë situatën në vend

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është gabim të diskutohet çështja e veteranëve për shkak se është obligim që del nga ligji dhe çdo obligim ligjor duhet të zbatohet.

Ai gjatë qëndrimit në Prizren ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshime në institucione dhe vetëm zgjedhjet janë mundësi për t’u ndryshuar gjendja e rënd që është në vendin tonë.